Tech

TikToku lejon fëmijët nën 13 vjeç të kenë llogari, sugjerojnë provat

TikTok

TikToku përballet me pyetje për sigurinë ndaj përdoruesve fëmijë pas një hetimi të Guardianit që gjeti se vëzhguesve u është thënë t’i lejojnë fëmijët nën 13 vjeç të qëndrojnë në platformë nëse pretendonin se prindërit po i vëzhgojnë llogaritë e tyre.

Në një shembull, një përdorues që deklaroi se ishte 12 vjeç u lejua në platformë sepse në profil shkruante se llogaria menaxhohet nga prindërit e tij.

Këshilla nga analistët e TikTokut ishte që nëse në llogari thuhej se menaxhohet nga prindërit, atëherë vëzhguesit mund ta lejojnë llogarinë.

Për llogaritë e dyshimta që mbahen nga fëmijë janë dy opsione, një që llogaria të bllokohet, dhe e dyta që të lejohen në platformë nëse llogaria menaxhohet nga prindi.

Një punëtor i TikTokut ka thënë se është shumë e lehtë të anashkalohet bllokimi.

TikToku thotë se ka mbi 6000 vëzhgues në Evropë që merren me rregullat e platformës.