TikToku po përgatitet për mbylljen e aplikacionit të tij për përdoruesit amerikanë nga e diela kur një ndalim federal për këtë rrjet social pritet të hyjë në fuqi, vetëm nëse Gjykata e Lartë vendos që të ndryshojë vendim, kanë thënë burimet për Reutersin të mërkurën.
Mbyllja e shërbimeve të tilla nuk kërkon planifikim më të gjatë, kanë thënë burimet, duke vënë në dukje se shumica e operacioneve kanë vazhduar si zakonisht që nga kjo javë.
Nëse mbyllja anulohet më vonë, TikToku do të jetë në gjendje që të rivendosë shërbimin për përdoruesit amerikanë në një kohë të shkurtër.
ByteDance, kompania amë e TikTokut, ka më shumë se 7000 punonjës në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Joe Biden prillin e kaluar nënshkroi një ligj që kërkon që ByteDance të shesë asetet e saj në SHBA deri më 19 janar 2025, ose do të përballet me ndalim mbarëkombëtar.
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA-së dukej e prirur të mbështeste ligjin, pavarësisht thirrjeve nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe ligjvënësit për të zgjatur afatin.