Tech

TikTok mund të gjobitet me 27 milionë funte për dështim në mbrojtjen e fëmijëve

TikTok

Foto: Ilustrim

TikToku po përballet me gjobë prej 27 milionë funtesh për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve kur ata e përdorin këtë platformë, shkroi të hënën BBC-ja.

Zyra e Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar të hënën, se ky rrjet social mund të ketë përpunuar të dhënat e fëmijëve nën 13 vjeç pa pëlqimin prindëror.

Mbikëqyrësi tha se shkelja ndodhi për më shumë se dy vjet, deri në korrik 2020, por se ende nuk janë nxjerr përfundime.

TikToku i ka kundërshtuar gjetjet.

Njoftimi për gjobë të mundshme parashtron pikëpamjen se ka shkelur ligjin e Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e të dhënave midis majit 2018 dhe korrikut 2020.

Nga Zyra e Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se do të shqyrtojnë me kujdes çdo përfaqësim nga TikToku para se të marrin një vendim përfundimtar.