Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Energjinë dhe Tregtinë pritet të votojë të enjten mbi legjislacionin që i jep kompanisë kineze ByteDance gjashtë muaj kohë përe të hequr dorë nga aplikacioni i saj TikTok, përndryshe do të përballet me ndalim nga SHBA-ja, raportoi Reuters.
Miratimi i komisionit me anë të votimit nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së do të ishte goditje e SHBA-së ndaj platformës që përmban më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë.
Përfaqësuesi Mike Gallagher, kryetari republikan i komitetit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për Kinën, dhe Përfaqësuesi Raja Krishnamoorthi, demokrati kryesor i panelit, të martën prezantuan legjislacionin për të adresuar shqetësimet e sigurisë kombëtare që lidhen me këtë aplikacion.
Projektligji do t'i japë ByteDance 165 ditë kohë për të hequr dorë nga TikToku; nëse jo, Apple e Google nuk do të mund ta ofrojnë ligjërisht TikTokun për amerikanët.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se me anë të këtij projektligji adresohen kërcënimet e paraqitura nga disa shërbime teknologjike që veprojnë në SHBA.
Projektligji i ri synon të forcojë autoritetin ligjor për adresimin e TikTokut. Paraardhësi i Biden, republikani Donald Trump, u përpoq të ndalonte TikTok në vitin 2020, por u bllokua nga gjykatat amerikane.