Linja e tabletëve të Lenovo me Android është bërë me anëtarin më të ri në formën e modelit M10 FHD REL. Tableti e ka një panel 10.1-inçësh FHD IPS, me korniza pak më të trasha, kamerë selfie 5MP dhe dy altoparlantë të përparmë. Në anën e pasme ndodhet një kamerë 8MP, raporton GSMArena.
Çipseti Snapdragon 450 e funksionalizon të gjithë sistemin, së bashku me 3 GB RAM dhe 32 GB hapësirë për ruajtje e cila mund të zgjerohet në të gjithë sllotin microSD. Mbështetje softuerike ofron Android 9 Pie.

Tableti ka bateri të madhe prej 7000mAh, e cila mbushet përmes portit microUSB,shkruan KOHA Ditore. Funksionet e tjera të rëndësishme përfshijnë dual-band Wi-Fi, portin për kufje 3.5 mm dhe FM Radio.
Tableti Lenovo M10 FHD REL është në dispozicion në Indi, me një çmim prej rreth 180 eurosh, ndërsa tani për tani nuk ka asnjë informacion për lansimin në tregjet e tjera.