Tech

Sot lansohet anija kozmike e Boeingut drejt hapësirës

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar

Dy astronautë të NASA-s do të nisen për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor me një anije të re kozmike, raportoi BBC-ja.

Anija do të lansohet nga Florida në një fluturim të parë, pasi një mision i tillë ishte shtyrë për disa vite për shkak të pengesave në zhvillimin e anijes.

Nëse do të jetë i suksesshëm, anija e prodhimit Boeing do të jetë firma e dytë private që do të jetë e aftë të transportojë një ekuipazh drejt Stacionit Hapësinor, pas SpaceX-it të Elon Muskut.

Lëshimi i saj do të nisë në orën 15:34 tonë lokale, por kompania amerikane është nën presion për shkak të një sërë aksidentesh ajrore.