Pasi që Canoni i prezantoi kamerat e veta të reja “mirrorless”, Sony gjithashtu tani i ka dy modele të reja në ofertë. Këto janë Sony A6600, i cili është modeli premium i Sony në këtë linjë, dhe Sony A6100, i cili do të jetë një model më i përballueshëm, raporton Ubergizmo.
Sony A6600 vjen me sensorin 24MP APS-C dhe e përdor image procesorin Sony BIONZ X. Gjithashtu në të ofrohet sistemi hibrid i autofokusit me 425 pikë, ekrani 3-inçësh me prekje dhe mbështetja për fotografim burst prej 11fps. Ofrohet edhe mundësia për të xhiruar video 4K @30fps. Kamera gjithashtu vjen me stabilizimin e imazhit in-body, një mbajtës më të madh dhe mbështetje për një bateri më të madhe.
Kur bëhet fjalë për Sony A6100, kjo kamerë është dizajnuar të jetë më e përballueshme dhe prej saj nuk duhet të priten funksione më të avancuara, shkruan KOHA Ditore. Edhe ky fotoaparat mbështetet nga sensori 24MP APS-C dhe procesori BIONZ X, si dhe sistemi hibrid për autofokus 425 pikësh dhe displeji 3 inçësh. Ofrohet një gamë pak më e ulët e ISO, me një maksimum prej 51200 në vend të 102400. Gjithashtu, nuk ofrohet stabilizimi i imazhit in-body.
Kur bëhet fjalë për çmimet, Sony A6600 do ta ketë një çmim fillestar prej 1400 dollarësh (pa thjerrëza), ndërsa çmimi i Sony A6100 do të jetë 750 dollarë.