Softueri i njohur për telekomunikim i Microsoftit, Skype, është përditësuar dhe tani vjen me dizajn të ri dhe funksione të reja.
Ditën e djeshme Microsoft lansoi versionin e ri të Skypet për Ueb. Ky version sjell më pranë aplikacione mobile me versionin desktop dhe atë ueb.
Ai përmban funksionet të cilat janë në dispozicion për aplikacionet e platformave mobile dhe desktop.
Disa prej këtyre funksioneve janë: video thirrje HD, regjistrim thirrjesh, panel njoftimesh, galeri si dhe kërkim informacionesh brenda bisedave.