Miliona kinezë, që janë mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga koronavirusi, kanë kthyer fokusin te lojërat në telefon për të qenë të zënë, raporton Reuters.
Shkarkimet e lojtarëve në telefon kanë shënuar rritje për 39 për qind në muajin shkurt në nivel global, me Kinën si vendi me rritjen më të madhe, kanë treguar të dhënat nga kompania Sensor Toëer.
“App Store” i Apple në Kinë ka shënuar rritje për 62 për qind vetëm në shkarkimin e video lojërave, transmeton Koha.net.
Dy lojërat më të shkarkuara në Kinë janë “Brain Out” dhe “Honor of Kings”, e “Game For Peace”.
Derisa në Korenë Jugore loja më e kërkuar është “Lineage 2”.
Kujtojmë se koronavirusi, që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, ka shënuar një rritje të madhe në botë, duke shkaktuar deri më tani mbi 3 mijë viktima, shumica prej tyre në Kinë.
Në tre javët e para të shkurtit, mesatarja e shkarkimit të lojërave në Kinë brenda javës kishte shënuar rritje për 80 për qind.
Kurse në nivel global, u bënë 4 milionë shkarkime, 2.9 miliardë më lartë se një vit më parë.