Tech

SHBA-ja: Në Ukrainë, më pak sulme kibernetike ruse se që kemi pritur

Rusia ka kryer disa sulme kibernetike në Ukrainë gjatë javëve të fundit, por niveli i hakerimit nuk ka qenë ende ai që kishim parashikuar përpara se të fillojë lufta, ka thënë para ligjvënësve amerikanë, gjenerali Paul Nakasone, drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të martën.

Aktiviteti relativisht i heshtur rus në hapësirën kibernetike është për shkak të masave mbrojtëse nga ukrainasit, "disa nga sfidat që kanë hasur rusët dhe disa nga puna që të tjerët kanë mundur të parandalojnë veprimet e tyre", ka shtuar Nakasone, raporton CNN.

Zyrtarët amerikanë kanë parë dhe gjurmuar "me shumë kujdes" tre nga katër sulmet kibernetike ruse në Ukrainë, tha Nakasone pa dhënë detaje.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së nga agjenci të shumta u kanë ofruar zyrtarëve ukrainas asistencë për sigurinë kibernetike për të gjurmuar kërcënimet dhe për t'u rikuperuar nga incidentet e hakerimit.

Përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në fund të shkurtit, pati disa sulme kibernetike që prishën faqet e internetit të agjencive qeveritare të Ukrainës dhe, në raste të tjera, fshinë të dhënat nga rrjetet e agjencive.

Shtëpia e Bardhë fajësoi agjencinë ushtarake ruse GRU për sulmet e para kibernetike që ndodhën në janar, ndërsa Moska, nga ana e saj, i mohoi akuzat.