Tech

SHBA-ja ia jep edhe një goditje TikTokut

Aplikacioni popullor kinez i videove të shkurtra, TikTok, është ndaluar nga të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhome e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke imituar një ligj që së shpejti do të hyjë në fuqi që ndalon aplikacionin nga pajisjet e qeverisë amerikane, shkruan Reuters.

Aplikacioni konsiderohet “rrezik i lartë për shkak të një sërë çështjesh sigurie”, ka thënë zyrtari kryesor i Dhomës së Përfaqësuesve në një mesazh dërguar ligjvënësve dhe stafit të martën në mbrëmje.

Aplikacioni duhet të fshihet nga të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Rregulli i ri pason një sërë lëvizjesh nga qeveritë e shteteve të SHBA-së për të ndaluar TikTokun, në pronësi të ByteDance Ltd, me bazë në Pekin, nga pajisjet qeveritare. Që nga java e kaluar, 19 shtete kanë bllokuar të paktën pjesërisht aplikacionin nga pajisjet e menaxhuara nga shteti për shkak të shqetësimeve se qeveria kineze mund ta përdorë aplikacionin për të gjurmuar amerikanët dhe për të censuruar përmbajtjen.

Ligjvënësit amerikanë kanë paraqitur një propozim për të zbatuar një ndalim mbarëkombëtar të aplikacionit.