Tech

SHBA-ja dhe TikToku kërkon plan të shpejtë për të vendosur mbi ndalimin e mundshëm të përdorimit të aplikacionit

TikTok

Foto: Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit dhe TikToku i kanë kërkuar të premten një gjykate të Apelit në SHBA që të caktojë një plan të shpejtë për të shqyrtuar sfidat ligjore ndaj një ligji të ri që kërkon që ByteDance me bazë në Kinë, t’i heqë asetet e TikTokut deri më 19 janar ose do të përballet me masa, raportoi të dielën Reuters. 

TikTok, ByteDance dhe një grup krijuesish të përmbajtjes së TikTokut u bashkuan me Departamentin e Drejtësisë për t'i kërkuar Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë që deri më 6 dhjetor të vendosë që të jetë në gjendje të kërkojë rishikim nga Gjykata e Lartë nëse është e nevojshme përpara afatit të SHBA-së.

Të martën, një grup krijuesish të TikTokut ngritën padi për të bllokuar ligjin që mund të ndalonte aplikacionin e përdorur nga 170 milionë amerikanë, duke thënë se ai ka pasur “efekt të thellë në jetën amerikane".

Javën e kaluar, TikToku dhe kompania mëmë ByteDance ngritën padi të ngjashme, duke argumentuar se ligji shkel Kushtetutën e SHBA-së për një sërë arsyesh, duke përfshirë shkeljen e mbrojtjes së fjalës së lirë të Amendamentit të Parë.

“Në dritën e numrit të madh të përdoruesve të platformës TikTok, publiku në përgjithësi ka një interes të konsiderueshëm në zgjidhjen e menjëhershme të kësaj çështjeje”, thanë Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe kërkuesit e TikTokut. 

Ligji, i nënshkruar nga Presidenti Joe Biden më 24 prill, i jep ByteDance deri më 19 janar për të shitur TikTokun ose do të përballet me ndalim. Shtëpia e Bardhë thotë se dëshiron të shohë që pronësia me bazë në Kinë të përfundojë për arsye të sigurisë kombëtare, por jo një ndalim të TikTokut.