Tech

Sharp do ta prezantojë TV-në “më të madh në botë” 8K LCD gjatë panairit IFA

Sharp i ka paralajmëruar planet për prezantimin e TV-së më të madhe në botë 8K LCD në panairin e ardhshëm IFA në Berlin, i cili fillon më 6 shtator, raporton Engadget.

Përveç informacionit se TV do të ketë panel 120 inçësh LCD, Sharp nuk ka publikuar shumë detaje. Një nga karakteristikat më interesante të ekranit është se ai do të ketë koneksion 5G, shkruan KOHA Ditore. Kompania thekson se kombinimi i 8K dhe mbështetjes për 5G e ofron mjetin e përsosur për shfaqjen e rezultateve të punës dhe artit. Sharp imagjinon skenarë ku historianët e artit e përdorin pajisjen për restaurime nga distanca dhe gjëra të ngjashme.

Aktualisht, televizioni më i madh 8K është ai i Samsungut prej 292 inçësh, The Wall Luxury, por ky model përdor MicroLED në vend të paneleve LCD.