Tech

Seriali që arriti 1 miliard orë shikueshmëri në Netflix për 28 ditë që nga “Squid Game”

"Stranger Things 4" është bërë seriali më popullor në gjuhën angleze në Netflix pas premierës së dy episodeve të fundit, shkruan Bloomberg.

Gjiganti i transmetimeve zbuloi se filmi është parë 1.15 miliardë orë në 28 ditët e para të debutimit. Shtatë episodet e para kishin një shikueshmëri prej 930.32 milionë orë ndërsa episodet tetë dhe nëntë arritën 221 milionë orë shikueshmëri gjatë javës 27 qershor – 3 korrik.

Kështu bëhet seria e dytë pas "Squid Game" që ka kapërcyer 1.65 miliardë orë në 28 ditët e para. "Squid Game" aktualisht mban titullin si shfaqja më e shikuar në historinë e Netflixit.

"Stranger Things 4" ka potencialin për të tejkaluar serialin korean.

Por Netflixi nuk tregoi nëse popullariteti i serialit ka pasur ndikim në numrin e abonentëve. Më 2021, kompania postoi rritjen më të madhe të abonentëve, por në prill të këtij viti humbi 200 mijë abonentë.