Tech

Së shpejti mbërrin Xbox One S pa Blu-ray

Microsofti po përgatitet të lansojë konzola më të lira Xbox One S. Për t’i zvogëluar kostot e prodhimit dhe vetë çmimin e konzolës, kompania e ka largyuar tërësisht drajvin Blu-ray. Sipas fotove të zbuluara promovuese, të vërejtura nga sajti WinFuture, konzola do të mund të lansohet më 7 maj në Gjermani me një çmim prej 229 eurosh, raporton TechCrunch.

Gjykuar nga fotot, pajisja duket identike me Xbox One S, vetëm se pa sllotin e disqeve Blu-ray. Konzola është emërtuar Xbox One S All Digital dhe vjen me hard disk prej 1TB. Shumica e konzolave standarde Xbox One S aktualisht vijnë gjithashtu me hard disk prej 1TB.

Image

Microsofti e thekson qartë se kjo konzolë është vetëm për lojëra digjitale. Nëse tashmë posedoni kopje fizike të lojrave, ato nuk do të mund t’i përdorni në këtë version të konzolës, shkruan KOHA Ditore.

Me modelin Xbox One S All Digital vijnë tre lojëra dhuratë - Minecraft, Sea of Thieves dhe Forza Horizon 3. Më shumë lojëra mund të blihen nëpërmjet dyqanit online ose përmes abonimit për Xbox Game Pass për të pasur qasje në bibliotekën e lojërave.