Samsung Electronics ka thënë se pret që fitimet e saj për tre muajt e parë të vitit 2024 të rriten me më shumë se 10 herë në krahasim me një vit më parë.
Kjo vjen pasi çmimet e çipave janë rikuperuar nga një rënie pas pandemisë dhe kërkesa për produkte të lidhura me inteligjencën artificiale (AI) po rritet, raporton BBC.
Samsungu me bazë në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave të kujtesës, smartfonëve dhe televizorëve.
Kompania ka planifikuar të publikojë një raport të detajuar financiar më 30 prill.
Gjigandi i teknologjisë vlerësoi se fitimi i tij operativ u rrit në 4.9 miliardë dollarë në tremujorin janar-mars, 931% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Fitimet e saj pritet të rriten nga një rikthim në çmimet e gjysmëpërçuesve në tregun global pas një rënieje të rëndë një vit më parë.
Tërmeti që goditi Tajvanin më 3 prill mund të shtrëngojë gjithashtu furnizimin global të çipave, gjë që mund të ndihmojë Samsung-un të rrisë më tej çmimet.
Tajvani është shtëpia e disa prodhuesve kryesorë të çipave, duke përfshirë TSMC - e cila është një furnizues i Apple dhe Nvidia.
Ndërsa TSMC ka thënë se tërmeti nuk pati një ndikim të madh në prodhim, ai pa disa ndërprerje në funksionimin e tij.
Samsungu gjithashtu pritet të marrë një rritje nga shitjet e telefonave inteligjentë të saj të rinj Galaxy S24, të cilët u lansuan në janar.