Samsungu në janar ka lansuar modelet Galaxy S24, S24 PLus dhe S24 Ultra, por së fundmi njoftoi se këtyre do t'ua përditësojë çështjen e sigurisë dhe disa veçori të tjera.
“Gsmarena” ka shkruar se në prill do të përmirësohet edhe cilësia e imazhit në dritë të ulët. S24 do të precizojë edhe më tepër saktësinë e balancimit të ngjyrës së bardhë dhe do të rrisë qartësinë e tekstit.
Sipas kësaj, tekstet në këtë telefon të mençur do të mund të rriten edhe më tepër (Zoom in).
Gjithashtu do të rregullohen edhe ngjyrat e aplikacionit të kamerës dhe rezolucioni i kamerës në veçorinë “sloë-motion”.
Për sigurinë, kompania nga Koreja e Jugut ka paralajmëruar se përdoruesit do të jenë më të sigurt në përdorimin e pajisjes.