Samsungu së shpejti mund ta përmbushë premtimin e vet, të cilin e bëri dikur, se do të prezantonte televizorë pa kornizë fare. Burimet sugjerojnë që kompania e Koresë së Jugut planifikon të prezantojnë TV-në 'zero bezel' gjatë ngjarjes CES 2020 në fillim të këtij muaji, ndërsa prodhimi në masë i televizorit do të fillojë në shkurt.
Detaje më konkrete nuk janë në dispozicion, por sugjerohet që dizajni do të konceptojë ekran dhe shtëpizë kryesore të TV më të ngjitur, për t’i eleminuar kornizat e zakonshme, dhe kjo do të zbatohet për modelet 56 inçë e më lartë.
Samsungu deri më tani nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këtë projekt, kështu që thashethemet duhet të merren me rezervë, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, është interesante të theksohet se Samsungu në fillim të vitit 2019 kishte mbrojtur emrin tregtar për brendin "Zero Bezel", gjë që mund t’i tregojë planet e kompanisë.
Supozimi është se një TV i tillë, nëse shfaqet në treg, do të jetë shumë i shtrenjtë. Samsungu është duke krijuar çipa të nevojshëm që të mund ta mbështesë 8K, ndërsa kombinimi i dizajnit ekzotik me panel të madh do të nënkuptonte që edhe TV-të "e zakonshme" 8K do ta kenë një çmim të lartë.