Mund të jetë pak herët për të folur për Galaxy S120 të Samsungut, por spekulimet nuk po ndalen.
Sipas raportit më të fundit nga The Investor, duket se Samsung mund t’i bashkëngjitet klubit të kamerave të trefishta në vitin 2019 me Galaxy S10 (apo sido që do ta quajë kompania), transmeton Koha.net.
Tani për tani, vetëm Huawei P20 është smartfoni me tre kamera në pjesën e pasme. Megjithatë, është spekuluar se Apple mund t’i bashkëngjitet këtyre lloj kamerave në 2019-ën, edhe pse telefonat Galaxy S janë paralajmëruar më herët, Samsungu mund t’i ‘grushtojë’ lehtë ato të Applet. Këtë e ka parashikuar Kim Dong-won, analisti i KB Securities.
“Samsung, i cili ka kërkesat më të vogla se sa është pritur për serinë e tij të fundit Galaxy S9, do të konsiderojë që të pajisë telefonin e saj të ardhshëm premium me kamerë të trefishtë dhe sensorin 3-D në mënyrë që të ringjallë biznesin e saj të smartfonëve”, ka thënë Kim. Kjo tingëllon ngjashëm me atë që Apple pati planifikuar për kamerat e saj po ashtu.