Rusia ka gjobitur të martën TikTokun nën pretekstin se “ka dështuar t’i fshijë përmbajtjet që shkelin ligjet ruse sa i përket propagandës LGBT”.
Kjo gjobë shënon hapin e fundit në mosmarrëveshjen e gjatë të Moskës me gjigantët e teknologjisë, me ndëshkimet mbi përmbajtjen, kërkesat mbi ruajtjen e të dhënave dhe disa ndalime të drejtpërdrejta.
TikToku në pronësi të kompanisë me vazë në Pekin, ByteDance, u gjobit me 51 mijë dollarë, ka njoftuar Gjykata e Distriktit Tagansky të Moskës.
Agjencitë e lajmeve raportuan se rasti kundër TikTok u bazua në akuzat se “kompania ishte duke promovuar vlerat jo-tradicionale, LGBT, feminizmin dhe një përfaqësim të shtrembëruar të vlerave tradicionale seksuale në platformën e saj”.
Rusia po konsideron zgjerimin e ligjit të saj ekzistues "për propagandën homoseksuale", të miratuar në vitin 2013, i cili ndalon çdo person apo entitet të nxisë marrëdhëniet homoseksuale te fëmijët.
Ligjvënësit kanë argumentuar se ligji duhet të zgjerohet për të përfshirë edhe të rriturit dhe se gjobat për ekspozimin e të miturve ndaj "propagandës LGBT" duhet të rriten.