Një gjykatë në Moskë gjobiti të enjten Twitterin me tre milionë rubla (rreth 37 mijë euro), sepse, siç thuhet në shpjegim, refuzoi të hiqte postimet me udhëzime për përgatitjen e koktejve molotov dhe logos së nazistëve.
Siç u njoftua, gjykata e shpalli Twitterin fajtor për kundërvajtje administrative për publikimin e postimeve naziste, udhëzime për prodhimin e koktejve molotov, informacione që fyen shtetin, himnin dhe flamurin rus, shkruan Interfax.
Avokati mbrojtës Oleg Volodin i kërkoi gjykatës të pezullojë procedurën për shkak të "pa rëndësisë", por gjykata refuzoi.
Shërbimet më të mëdha të internetit - Google, Telegram, Twitter dhe TikTok - janë gjobitur disa herë për refuzimin e heqjes së përmbajtjes së ndaluar në Rusi.
Shuma totale e gjobave ndaj këtyre kompanive është tashmë më shumë se 200 milion rubla (rreth 2.5 milionë euro).