Tech

Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme

Google

Një gjykatë ruse ka gjobitur kompaninë Google me tetë miliardë rubla apo 78 milionë dollarë të martën për mospërputhje me urdhrat e mëparshëm të dënimit, ka thënë shërbimi i shtypit i gjykatave të Moskës në Telegram, raportoi Reuters. 

Rusia ka urdhëruar prej disa vitesh platformat e huaja të teknologjisë që të heqin përmbajtjen që ajo e konsideron të paligjshme, duke lëshuar gjoba të vogla por të vazhdueshme kur sheh dështime për t'u respektuar. 

Gjoba e së martës shënoi një rritje të ndjeshme të gjobave prej rreth 4 milionë rubla që zakonisht vendosen.

Gjykata e Qarkut Chertanovo në Moskë tha se kjo gjobë është lëshuar për dështimin e Googlet për të respektuar një dënim administrativ, megjithatë nuk specifikoi se me cilën kundërvajtje administrative ka të bëjë gjoba.

Gjatë muajit dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin, e ka akuzuar Googlen se është mjet i përdorur nga qeveria amerikane për të fituar pikë politike.