Tech

ROG Phone II i Asusit është një smartphone i ri i destinuar për gamerët

Smartphoni i parë i Asusit për gejming ROG ishte një nga modelet udhëheqëse në këtë sferë, ndërsa tani ka ardhur pasardhësi i cili do ta justifikojë atë rol.

ROG Phone II është shumë më i fokusuar në përmirësimin e specifikimeve në krahasim me revolucionin e dizajnit, gjë që dihet edhe pse Asusi ende nuk e ka publikuar foton zyrtare.

Para së gjithash është përmirësuar ekrani dhe tani pajisja e ka një panel 6.59-inçësh OLED me rezolucion 1080p me sensor të integruar për gjurmë të gishtave, mbështetje të standardit HDR10 dhe frekuenca të rifreskimit prej 120Hz, shkruan KOHA Ditore. Koha e reagueshmërisë është 49 milisekonda, që është më e ulëta në krahasim me çdo smartphone. Përdoruesi mund të zgjedhë mes inferfejsit standard të Androidit ose ROG-ut të Asusit gjatë konfigurimit të smartphonit.

Pajisja ka procesor Snapdragon 855 Plus i cili mundëson performancë më të shpejtë prej 14 për qind të GPU-së. Sistemi i ftohjes i Asusit i cili e përfshin dhomëzën për avullim dhe vrimat e ventilimit do ta parandalojë mbinxehjen e pajisjes. ROG Phone II gjithashtu posdeon 12 GB RAM, deri në 512 GB memorie të brendshme, kamerën prej 48 megapikselësh dhe një bateri prej 6,000 mAh e cila mund të zgjasë më shumë se shtatë orë të luajtjes së lojës së popullarizuar PUBG me ekran të konfiguruar në 60Hz.

ROG Phone i parë ishte i njohur për shtojcat kështu që Asus në rastin e trashëgimtarit e ka përmirësuar ofertën ku hyn docku TwinView me ekran shtesë, ventilator AeroActive Cooler, kontrollues të ri shumë të ngjashëm me atë të Nintendo Switch i cili bashkohet nga pjesët anësore të pajisjes ose në grip.

Çmimi i smartphoneit ROG Phone II nuk dihet ende, kurse i pari ka kushtuar 899 dollarë. Shitja fillon në javën e parë të shtatorit.