Tech

Red Dead Redemption 2 në Steam arrin më 5 dhjetor

Red Dead Redemption 2 për platformën PC është në dispozicion tashmë tri javë, përmes launcherëve Epic Games Store dhe Rockstar. Tani Rockstar Games ka konfirmuar se Red Dead Redemption 2 do të publikohet edhe në platformën Steam, ku loja do të jetë në dispozicion nga 5 dhjetori, raporton Overlock3D.

Pritet që versioni Steam i lojës Red Dead Redemption 2 do ta ekzekutojë së pari Rockstar Game Launcher dhe më pas vetë lojën, siç është rasti me versionin Steam të Grand Theft Auto VI dhe versionin Epic Games Store të Red Dead Redemption 2.

Tani për tani Rockstar Games nuk e ka publikuar asnjë detaj ekskluziv në lidhje me versionin e lojës Steam, që do të thotë se me siguri nuk do të ketë mbështetje për Steam Workshop dhe funksionet e tjera që janë ekskluzive për platformën Steam, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu Red Dead Redemption 2 nuk është ende në dispozicion në parashitje në Steam.