Tech

Qualcomm prezanton tre çipsete të reja për segmentin e mesëm dhe të ulët

Qualcomm i ka prezantuar çipsetet e veta të reja, të cilat janë krijuar për telefonat në segmentin e tregut të ulët dhe të mesëm. Këta janë Snapdragon 720G, Snapdragon 662 dhe Snapdragon 460, raporton GSMArena.

Snapdragon 720G premton funksione të Elite Gaming, siç i ka Snapdragon 765G, me mbështetje për HDR, gamë dinamike të ngjyrave dhe autio me kualitet të lartë të sinkronizimit me Qualcomm aptX Adaptive.

Snapdragon 662 do të sigurojë mbështetje për tri kamera, gjë që do të jetë hera e parë për disa nga çipsetet 6-series të Qualcommit. Snapdragon 460, me siguri do të jetë më i përballueshëm në këtë ofertë, por do të vazhdojë të ofrojë përmirësime të performancave për CPU dhe GPU, në krahasim me çipat e tjerë 4-series, shkruan KOHA Ditore.

Sipas Qualcomm India, prodhuesi i çipave do t’i promovojë këta procesorë mobilë për tregjet 4G, ku qasja në këtë koneksion nuk është ende e përsosur. Sugjerohet gjithashtu që Snapdragon 720G, Snapdragon 662 dhe Snapdragon 460, do të ofrojnë përvojë të gamingut me një çmim më të përballueshëm.

Xiaomi dhe Realme kanë konfirmuar se po punojnë ngushtë me Qualcommin për t’i prezantuar telefonat me çipa të rinj, përfshirë modelet me çipsetin më interesant - Snapdragon 720G.