Zyrtari i Partisë Republikane në Wisconsin, Mike Gallagher, e quajti TikTokun “fentanil digjital”, që Kina po ua ofron aerikanëve, shkroi CNN të dielën.
Sipas tij, ky rrjet kinez “fentanil” (drogë e rëndë që krijon varshmëri v.j), ka shkaktuar përdorim masiv tek të rinjtë amerikanë, duke propozuar që ky aplikacion të ndalohet në SHBA.
“Duhet të pyesim nëse duam që Partia Komuniste e Kinës të kontrollojë atë që është në prag për t'u bërë kompania më e fuqishme mediale në Amerikë”, deklaroi ai.
TikToku është akuzuar për censurim të përmbajtjeve politikisht të ndjeshme ndaj qeverisë kineze, duke përfshirë ndalimin e disa llogarive që postonin në lidhje me kampet e paraburgimit masiv në Kinë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se 2 milionë ujgurë dhe pakica të tjera myslimanë janë mbajtur në këto kampe.
“Po sikur të fillojnë censurimin e lajmeve. Po sikur të fillojnë modifikimin e algoritmit për të përcaktuar se çka Partia kineze e konsideron të përshtatshme për t'u publikuar”, shtoi tutje Gallagher.