Tech

Prezantohen zyrtarisht telefonat e rinj Galaxy J7 dhe J5

Galaxy J3 (2017) mirëpriti kompaninë Samsung me Galaxy J7 (2017), me ekran 5.5-inç, dhe Galaxy j5 (2017) me ekran 5.2-inç. Të tre këta smartfonë punojnë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat e me ndërfaqen e përdoruesit UI të Samsungut.

Samsung Galaxy J7 (2017) vjen me standardin IP54 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit, standard të cilin nuk e kanë dy smartfonët e tjerë, transmeton Koha.net. Po ashtu, J7 (2017) është model i vetëm me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, ndërsa gjithë smartfonët nga familja “J” kanë ekrane Super AMOLED. Me J7 mund të bëni selfie më të mirë, sepse ka kamerën prej 13 megapikselë me blic. Plus, J7 (2017) vjen me portin modern USB-C për dallim nga dy modelet tjera të cilat përdorin microUSB.

Përveç kësaj, brenda serisë “J” ka shumë ngjashmëri. Ata i ngjasojnë dizajnit të Galaxy S7, por jo me ekran Infinity sikur te S8. J7 dhe J5 kanë skanerin për gishtërinj të vendosur te butoni “Home” nën ekranet e tyre, 5.2-inç me rezolucion prej 720 pikselë për J5.

Image

Kamerat kryesore i kanë identike, 13 megapikselë, të cilat mund të incizojnë videot me rezolucion prej 1080 pikselë, por kamera e përparme e J5 është prej 5 megapikselë pa blic.

Gjithashtu, edhe procesorët i kanë të njëjta, Exynos 7870 (14nm, 8 bërthama A53 dhe grafikën Mali-T830 MP2), si dhe të dytë kanë nga 16 gigabajt memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Megjithatë, J7 ka 3 GB RAM memorie ndërsa J5 ka vetëm 2 GB. Kapaciteti i baterisë dallon po ashtu, 3600 mAh dhe 3000 mAh.

Galaxy J5 (2017) fillimisht do të jetë në dispozicion (nga fundi i këtij muaji) me çmim prej 280 euro, ndërsa Galaxy J7 (2017) pritet të jetë në dispozicion në korrik me çmim prej 340 euro.

Image

Galaxy J3 (2017) tashmë është në dispozicion në AT&T, por në Evropë do të arrijë në gusht të këtij viti. Por, ai do të vijë me një dizajn ndryshe (në pjesën e pasme) dhe pak a shumë me specifika tjera për dallim nga anëtarët e tjerë të familjes “J”. J3 (2017) ka ekran 5-inç Super AMOLED me rezolucion prej 720 pikselë, procesor me katër bërthama, por modeli për Evropë ka specifika më të fuqishme sesa ai në AT&T (praktikisht është tjetër smartfon). Po ashtu, J3 (2017) vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë (në vend të 5 MP) dhe atë të përparme prej 5 megapikselë (në vend të 2 MP), RAM memorie më të madhe (2 GB në vend të 1.5 GB), si dhe kapacitetin e baterisë më të vogël (2400 mAh në vend të 2600 mAh).