Tech

Portalet online në Shqipëri me nipt brenda 72 orësh, ose do të mbyllen

Tiranë, 15 tetor - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka informuar sot të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

AKEP gjithashtu iu bën thirrje të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online

“Në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online:

Subjektet e regjistruara si portale online se duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) - certifikatë që jep organi përkatës i shtetit Shqiptarë, përkatës ne seksionin Kontakt te faqes se tyre online:

1. 24-ore.com

2. 360grade.al

3. Albpress.org

4. Alpeneës.al

5. Argjirolajm.net

6. Botasot.info

7. Diell-online.al

8. Durreslajm.al

9. ekskluzive.al

10. eperditshmja.com

11. Exit.al

12. Folshqip.al

13. gazetaimpakt.com

14. Hashtag.al

15. Ina-online.net

16. InfoElbasani.al

17. infopasqyra.com

18. Insajderi.com

19. Javanews.al

20. Korrieri.org

21. Lajme.net

22. Lajmeonline.al

23. Lajmi.net

24. Lajmifundit.al

25. Liberal.al

26. Noa.al

27. Opinion.al

28. Opozita.com

29. Orikumineës.com

30. Pacensure.com

31. perqasje.com

32. Politiko.al

33. Publik.live

34 Reporter.al

35. Respublica.al

36. Sarandaweb.net

37. Shqiperia.com

38. Skandal.al

39. Sovrani.info

40. Superligash.com

41. Tesheshi.com

42. Tiktak.al

43. Tpz.al

44. Zjarr.tv

AKEP thekson se regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.