Tech

Personazhi i dokumentarit thotë se nuk e shpiku Bitconin

Peter Todd

Peter Todd

Një dokumentar i ri pretendon se ka zgjidhur misterin më të madh në kriptovaluta: identitetin e vërtetë të shpikësit të Bitcoinit, raporton BBC të mërkurën.

Ka qenë ndër pyetjet më të kërkuara në internet që kur monedha digjitale u lansua nga një person ose persona të panjohur që e quanin veten Satoshi Nakamoto në vitin 2009.

Në një dokumentar të rrjetit televiziv amerikan, HBO, është pretenduar se e kanë përgjigjen e kësaj pyetjeje. Bëhet fjalë për ekspertin kanadez të kriptos, Peter Todd.  

Problemi i vetëm me këtë teori – vetë Toddi e ka mohuar duke e cilësuar si “qesharake”.

Në dokumentarin “Money Electric: The Bitcoin Mystery”, Toddi përballet me regjisorin Cullen Hoback. Hobacku i tregon provat dhe e pyet nëse qëndron pas shpikjes tani me vlerë miliarda dollarëshe pas së cilës, Toddi vetëm qesh.

“Unë nuk jam Satoshi Nakamoto”, ka shkruar Todd në “X” që pas lansimit të dokumentarit.

Intriga rreth shpikësit/shpikësve të Bitcoinit nuk është vetëm për shkak të misterit mbi identitetin e tyre, por shkaku i pasurisë që madhe që kanë grumbulluar.

Nëse ata ende e kontrollojnë Bitcoinin, ajo sot vlen rreth 69 miliardë dollarë, që do të thotë se Satoshi do të ishte në listën e 20 njerëzve më të pasur në botë.

Peter Todd është zhvillues i njohur i Bitcoinit dhe është vlerësuar me shumë inovacione në kriptovalutën e parë dhe më të madhe në botë.

Por kurrë më parë nuk është konsideruar si njeriu që qëndron prapa Satoshit gjatë gjithë viteve që njerëzit po përpiqen të demaskojnë shpikësit e Bitcoinit.

44 milionë dollarë u vendosen në uebsajtin e basteve të kriptove, “Polymarket”, se kush fshihet prapa Satoshit në dokumentarin e HBO.

Ka pasur edhe shumë teori të tjera.

VIDEO - TRAILER: