Tech

Përdoruesit e iPhoneit ankohen se po u kthehen fotot e vjetra me versionin e ri të IOS

iPhone

Disa përdorues të iPhoneit kanë raportuar se fotot e fshira, përfshirë ato të vjetra më shumë se një muaj, janë rishfaqur në pajisjet e tyre pas përditësimit të fundit iOS 17.5. Gjithashtu, testuesit beta të iOS kishin të njëjtat ankesa javën e kaluar.

Përdoruesit kanë thënë se fotot e vjetra po u shfaqen në albumin “Recents”.

iOS i lejon përdoruesit të rikuperojnë fotot e fshira, por jo më shumë se 30 ditë.

Një përdorues ka thënë se iu ka kthyer një foto e vitit 2016, ndërsa një tjetër thotë se iu kanë kthyer rreth 300 foto të vjetra.

Kompania Apple ende nuk ka reaguar.