Themeluesi dhe CEO i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, është më i pasur për 11 miliardë dollarë dhe kështu sërish është ndër dhjetë njerëzit më të pasur në botë, shkruan CNN.
Dhe e gjithë kjo pasuri u shtua brenda ditës, kur më 28 prill, vlera e Metas, që zotëron Facebookun dhe Instagramin, u rrit me 17 për qind. Me këtë, Zuckerberg u bë më i pasur për 11 miliardë dollarë në vetëm një ditë.
Në “Wall Street” prisnin që Meta të kishte rritjen më të vogël në një tremujor të parë në vitet e fundit, por investitorët u ndanë të kënaqur pasi vunë re rritje të numrit të përdoruesve, që është një nga kriteret kryesore.
Një rënie e mëparshme e vlerës së aksioneve ka ndikuar në vlerën e pasurisë së Zuckerbergut, por tash është sërish mes 10 më të pasurve në botë. Pasuria e tij kap vlerën e 65 miliardë dollarëve.
Konkurrenti më i madh i Facebookut është TikTok dhe sfida e tij janë ndryshimet në politikën e sigurisë së Apple, si dhe bllokimi, jo vetëm i Facebookut, por edhe i Instagramit në Rusi, raportoi CNN-i.