Tech

Pajisjet përcjellëse më të mira të fitnesit për 2019

Nëse jeni duke kërkuar që të përcillni nivelet tuaja të fitnesit dhe të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj në përgjithësi, pajisja përcjellëse e fitnesit është gjëja e duhur.

Përcjellja e fitnesit tuaj ka ndryshuar shumë që nga koha e pedometrave (hapa-matësve). Këto ditë, pajisjet përcjellëse të fitnesit vijnë me një gamë të gjerë funksionesh, nga GPS dhe monitorimi i rrahjeve të zemrës e deri te numërimi i “goditjeve” tuaja në not.

Një gjë është të filloni të bëni stërvitje, por tjetër gjë është të dini sa jeni duke stërvitur në të vërtetë dhe nëse ka ndikim të matshëm në aftësinë dhe shëndetin tuaj, si dhe të kuptoni me të vërtetë se cilat lloje të ushtrimeve japin rezultatet e duhura, shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net.

Fatmirësisht, shumica e pajisjeve përcjellëse moderne po ashtu janë kompatibile me smartfonin tuaj përmes një aplikacioni, duke e bërë më të lehtë përcjelljen e progresit tuaj.

Në vijim po ju sjellim disa nga pajisjet përcjellëse të fitnesit më të mira që janë aktualisht në treg:

Fitbit Charge 3;

Garmin Vivosmart 4;

Huawei Band 3 Pro;

Xiaomi Mi Band 4;

Huawei Honor Band 4;

Moov Now;

Fitbit Versa Lite;

Garmin Vivosport;

Fitbit Ionic;

Amazfit Bip.