Janë paraqitur më shumë detaje për telefonin e parë Motorola me pop-up selfie kamerë. Pajisja do të emërtohet Moto One Hyper dhe do të lansohet me Android 10. Karakteristika unike e telefonit (të paktën kur bëhet fjalë për modelet Moto) është mekanizmi i motorizuar pop-up për kamerën në të cilën është vendosur sensori 32MP, raporton ProAndroid.
Kamera në anën e pasme është gjithashtu unike, sepse është e para në modelet Motorola që ka sensor 64MP, shkruan KOHA Ditore. Ajo përcillet nga sensori shtesë i thellësisë, që do të thotë se çdo zoomim bëhet në mënyrë digjitale.

Tani për tani nuk dihet nëse One Hyper do të jetë telefon Android One. Modeli One Zoom, për shembull, nuk është, edhe pse Androidi që e përdor është modifikuar ndjeshëm.
Pritet që edhe pjesa tjetër e karakteristikave të modelit One Hyper ta përfshijë ekranin 6,39 inçësh IPS LCD me rezolucion 1080p+, çipset Snapdragon 675, 4 GB RAM, 128 GB hapësirë për ruajtje, bateri prej 3600mAh dhe sensor për gjurmë gishtash me ndriçim LED.
Ende nuk ka informacione se kur do të lansohet Motorola One Hyper dhe as sa do të kushtojë, por pritet një gamë çmimesh midis 300 dhe 400 eurosh.