Tech

NZXT sjell shtëpizat e reja nga seria H

NZXT i prezantoi pasardhësit e PC shtëpizës çmimfituese të serisë H. Do të ekzistojnë gjashtë modele të reja në serinë e rifreskuar: H210, H210i, H510, H510i, H710 dhe H710i, raporton NZXT.

Shtëpizat e reja H-Series janë në dispozicion në variantin e bardhë mat, të zi mat dhe kuq/zi. Modelet e reja karakterizohen nga një panel prej qelqi të kalitur i cili hapet me lehtësi për t’i vendosur komponentet brenda shtëpizës, ndërsa aty janë edhe sllotet e përmirësuara SSD. Përveç disa përmirësimeve për një përvojë të avancuar të instalimit, seria e re e shtëpizës vjen edhe me konektor USB C në panelin e përparmë dhe mbështetje për pajisjet USB 3.1 Gen 2.

Image

Versionet me shenjën "i" në emërtim (H210i, H510i dhe H710i) e kanë një Smart Device v2 të re e cila e vë në lëvizje NZXT CAM. Smart Device v2 e përmban një mikroprocesor të ri dhe më të shpejtë i cili i kontrollon kanalet e ndriçimit HUE 2 RGB dhe ventilatorët e sistemit. E gjithë kjo e funksionalizon NZXT CAM, i cili ua mundëson përdoruesve ta personalizojnë ndriçimin RGB të sistemeve të tyre dhe t’i monitorojnë parametrat si temperatura dhe funksionimi i pjesëve, shkruan KOHA Ditore.

Image

Shtëpiza NZXT H-Series do të jetë në dispozicion në fillim të korrikut me çmime që variojnë nga 80 dollarë për modelin H210, 110 dollarë për H210i, 70 dollarë për H510, 140 dollarë për H510i dhe 140 dollarë për H710, apo 170 dollarë për modelin e shtëpizës H710i.