Një “gamer” që ndan emrin e saj në internet me hitin e suksesshëm të Netflixit "Squid Game" thotë se po humbet punën për shkak të tij.
Lydia Ellery, 32-vjeçare, tha se kompanitë tani janë në mëdyshje për ta punësuar atë për shkak përdorimit dhe lidhjes së saj të perceptuar me serialin, pavarësisht faktit se ajo është njohur si Squid Game për më shumë se një dekadë.
Ajo tha se ka pasur edhe abuzim online nga fansat e serialit. Si rezultat, transmetuesja e Twitch po mendon të ndryshojë emrin e saj.
“Kam marrë shumë urrejtje nga fansat dhe jam refuzuar në shumë vende pune për shkak të emrit”, tha ajo për BBC.
Lydia, e cila është nga Londra, por jeton në Bristol, ka qenë e regjistruar në platformat e mediave sociale si faqja e transmetimit të lojërave Twitch dhe Instagram si Squid Game për 11 vjet dhe si SquidGaming në Twitter.
Ajo ka 42,300 ndjekës në Twitch dhe është gjithashtu pjesë e Yogscast, një kolektiv me më shumë se shtatë milionë abonentë në YouTube.
“Për mua ishte thjesht një emër budalla që e mendova menjëherë”, tha ajo.
Por tashme emri ka një kuptim tjetër.