Tech

MSI paralajmëron ekranin e lakuar për gaming Optix MAG342CQR 1000R

Gjatë panairit CES, MSI ka paralajmëruar monitorin e dizajnuar për ta mbuluar lakueshmërinë 1000R (rrezja 1000mm) dhe të ketë madhësi të ekranit prej 34 inçëve, raporton Overclock3D.

Edhe pse MSI e quajti këtë ekran "të parin në botë" në një deklaratë për publikun, duhet të theksohet se Samsungu kohët e fundit i paralajmëroi monitorët 1000R në kuadër të serisë Odyssey G9/G7. Megjithatë, MSI MAG342CQR është "monitori i parë për gaming Ultrawide 21:9 1000R WQHD".

Bëhet fjalë për monitorin 21:9, 3440 x 1440p (WQHD), i cili është ideal për lojërat FPS dhe titujt motorsportë/për gara, për të cilat fusha e shikimit është e rëndësishme, shkruan KOHA Ditore. Ekrani gjithashtu e mbështet rifreskimin 144Hz dhe VESA Adaptive Sync. Në këtë moment nuk dihet nëse monitori është i certifikuar si kompatibil me G-Sync.

MSI e listoi monitorin me reagueshmëri prej 1ms dhe panel VA, si dhe mbështetje për 1.07 miliardë ngjyra (10-bit) dhe mbulueshmëri për spektrin e plotë të ngjyrave sRGB. Nuk u publikuan data e fillimit të shitjes dhe çmimi për monitorin Optix MAG342CQR 1000R Curved Gaming.