Tech

Mozilla publikon paketën e përmirësimeve të sigurisë për produktet e veta

Mozilla i ka publikuar disa përmirësime që janë të fokusuara në privatësinë dhe sigurinë e paketës së produkteve të Firefoxit, duke filluar nga browseri i Firefoxit. Tani përdoruesit e rinj do ta kenë një funksion të ri, të emërtuar "enhanced tracking protection", i cili përfshihet me default. Kjo do të thotë që cookiet e njohur eksternë për përcjellje do të bllokohen ‘by default’, raporton Neowin.

Përdoruesit ekzistues do ta marrin këtë opsion në muajt e ardhshëm ndërsa tani për tani mund ta aktivizojnë atë manualisht. Funksioni mund të aktivizohet nga konfigurimet për bllokimin e përmbajtjes duke e zgjedhur opsionin "Custom" dhe pastaj duke e markuar fushën "Cookies".

Image

Për ata që janë të shqetësuar për privatësinë e tyre, ka lajme edhe më të mira. Ekstensioni Facebook Container është azhurnuar. Funksioni i cili e bllokon përcjelljen e përdoruesve nga ana e Facebookut në sajtet e tjera, me azhurnimin në fjalë do ta bllokojë rrjetin social nëse ky i fundit përpiqet t’i përcjellë përdoruesit në sajtet që i përdorin karakteristikat për ndarje përmes rrjeteve sociale (Like, Share, Follow, etj.), shkruan KOHA Ditore.

U paralajmërua edhe se Firefox Lockbox tani quhet Firefox Lockwise. Përveç se është në dispozicion për iPhone, iPad dhe Android, shërbimi tani është në dispozicion edhe si ekstension për versionin desktop të Firefoxit.

Në fund janë paralajmëruar përmirësime për Firefox Monitor, i cili tani ka panel kontrolli i cili ia mundëson përdoruesve të menaxhojnë adresa të shumëfishta përmes një faqeje.