Motorola është duke e përgatitur telefonin e ri Razr, i cili do ta ketë formën legjendare, por do ta implementojë një ekran të palosshëm duke ndjekur kështu trendin i cili do të “mbretërojë” gjatë vitit 2019, sipas GSMArena.
Sipas raportit më të ri, Motorola RAZR 2019 do ta përdorë çipsetin Snapdragon 710, të çiftëzuar me kombinimin e RAM-it prej 4GB/6GB dhe hapësirës për ruajtje prej 64GB/128GB. Telefoni do të furnizohet nga bateria 2730mAh. Ekrani kryesor, i palosshëm do ta ketë një panel 6.2 inçësh me rezolucion 2142 x 876p, ndërsa ekrani i jashtëm do të ketë rezolucion 800 x 600p.

Telefoni do të jetë në dispozicion në variantet e zeza, të bardha dhe ngjyrë ari, e ka emrin e koduar Voyager, dhe sipas thashethemeve të mëparshme do të duhet të kushtojë rreth 1500 dollarë, shkruan KOHA Ditore.
Tani për tani nuk dihet se kur do të lansohet Motorola Razr 2019, ndërsa sugjerohet që në anën e pasme do ta ketë një sensor për gjurmë të gishtave dhe një kamerë. Motorola e ka ridizajnuar edhe logon Razr për lansimin e ardhshëm.