Tech

Motorola do ta prezantojë një telefon premium dhe tre telefona të tjerë më 23 shkurt

Një ditë para fillimit zyrtar të konferencës MWC 2020 (24-27 shkurt), Motorola do ta mbajë një ngjarje gjatë së cilës kompania pritet t’i prezantojë telefonat Moto G8 dhe G8 Power, edhe një model nga segmenti i mesëm, si dhe telefonin premium Edge+, raporton GSMArena.

Pritet që Moto G8 të ketë ekran 6.39 inçësh HD+, çipset Snapdragon 665 dhe tre kamera në anën e pasme, shkruan KOHA Ditore. Kamera kryesore duhet të ketë sensor 16MP, dhe do të ndiqet nga sensori makro 2MP dhe ai ultra-i gjerë 8MP. Pritet gjithashtu bateria prej 4000mAh.

G8 Power do të duhej të ketë panel 6.36 inçësh FHD+, me hapje punch-hole për kamerën 25MP, plus baterinë 5000mAh dhe të njëjtat tre kamera në anën e pasme si modeli G8, me shtimin e sensorit telofoto prej 8MP.

Motorola Edge+ pritet të ketë displej punch-hole, çipset Snapdragon 865 dhe deri në 12 GB RAM.