AOC ditë më parë e publikoi shtesën më të re në linjën e vet të monitorëve për gaming - modelin G2868PQU. Ky monitor 28 inçësh minimalistik për gaming vjen me mbështetjen 4K "HDR ready" dhe teknologjinë FreeSync, raporton KitGuru.
AOC G2868PQU përdor panel TN i cili e mbulon 102% të spektrit të ngjyrave sRGB dhe 82% gamë të ngjyrave AdobeRGB. Edhe pse është listuar si HDR-ready, monitori nuk ka certifikim specifik VESA, kështu që derisa të paraqiten testet, nuk dihet se si kjo do të ndikojë në funksionalitetin e HDR. Është pozitive që pajisja vjen me mbështetjen FreeSync, e cila punon edhe për kartelat grafike Nvidia dhe AMD.
Këtu nuk bëhet fjalë për një monitor me një nivel të lartë rifreskimi, kështu që përdoruesit përfitojnë 4K @60Hz, gjë që ka kuptim duke pasur parasysh segmentin e çmimit prej rreth 350 dollarë, shkruan KOHA Ditore.
Sa i përket fotografisë, OSD mundëson qasje në AOC Color Game (konfigurimin e saturimit sipas nevojës), konfigurimin e profileve të ngjyrave, opsionin AOC Shadow Control etj. AOC G2868PQU do të dalë në shitje gjatë marsit.