Një grup astronautësh joprofesionistë të financuar privatisht për herë të parë kanë kryer “ecjen civile” në hapësirë nga një kapsulë SpaceX të enjten.
Udhëtimi është mundësuar nga themeluesi miliarder i kompanisë së pagesave elektronike “Shift4”, Jared Isaacman – i cili ishte vetë pjesë e misionit “Polaris”.
Astronautët testuan linjën e re të kostumeve hapësinore në misionin më të rrezikshëm të kompanisë deri më sot.
Isaacman nuk pranoi të thoshte se sa ka paguar për misionin, por mendohet disa qindra miliona dollarë, sipas Reuters. Në mision ishte edhe piloti Scott Poteet, nënkolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe inxhinieret e SpaceX, Sarah Gillis dhe Anna Menon.
Isaacman dhe Gillis u bën dy civilët (të quajtur edhe si astronautë joprofesionistë) e parë që ecën në hapësirë.

Grupi u nis të mërkurën dhe udhëtoi me anijen kozmike 1400 kilometra mbi Tokë – duke u bërë njerëzit që kanë shkuar më së largu në hapësirë që nga misioni i fundit amerikan Apollo në vitin 1972.
Misioni përfundoi me sukses.