Developerët tani mund t’i paraqesin sugjerimet e tyre shtesë për shfletuesin e Microsoftit Edge bazuar në bërthamën Chromium. Lansimi i Edge të ri pritet më 15 janar, ndërsa Microsofti dëshiron që deri atëherë ta formojë dyqanin Edge Addons me një gamë të mirë ekstensionesh, raporton Neowin.
Për ata që e kanë krijuar ekstensionin e ri Edge Legacy, dita e fundit për t'u regjistruar në zgjidhje është 17 dhjetori. Microsofti do ta fillojë migrimin e përdoruesve në Edge Chromium nga 15 dhjetori, ndërsa pritet që transferimi i 900 milionë përdoruesve të Windows 10 të marrë pak kohë, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, është e qartë se EdgeHTML është pjesë e së kaluarës.
Ata që tashmë i kanë ekstensionet Edge Legacy në dyqanin e tyre ekzistues do të duhej të fillojnë t’i paraqesin sugjerimet e tyre Edge Chromium sa më shpejt që të jetë e mundur. Microsofti ka deklaruar në blog postimin e vet se përveç nëse ekziston versioni Chromium i ekstensionit, ky ekstension nuk do të migrojë kur përdoruesit ta marrin azhurnimin dhe do të duhet të bëhet manualisht.