Paraqitja e Apple Mac Pro (2019) të shumëpritur tani është e sigurtë. Profesionistët dhe krijuesit e përmbajtjeve mezi e kanë pritur lajmin për daljen e kompjuterit të tyre të preferuar me specifikimet më aktuale.
Pritja është shpaguar dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara, kompjuteri do të duhej të shfaqet qysh në muajin e ardhshëm pasi që Apple ta ketë përfunduar procesin e certifikimit FCC. Pra, babadimri ka përgatitur surpriza për festat e Krishtëlindjes dhe Vitit të Ri, raporton TechRadar.
Mac Pro do të jetë në dispozicion në disa konfigurime. Modeli bazë do të bazohet në CPU-në 8 bërthamëshe Intel Xeon W, procesorin grafik AMD Radeon Pro 580X dhe do t’i ketë 32 GB RAM. Kostoja e këtij konfigurimi do të jetë rreth 5,999 dollarë, shkruan KOHA Ditore. Modeli më i fortë do t’i ketë dy kartela grafike AMD Radeon Pro Vega II, një CPU 28-bërthamëshe Intel Xeon dhe memorie prej 1,5 TB. Për një Mac Pro të tillë do t'ju duhet t’i paguani madje 45.000 dollarë.
Së bashku me serinë e re Mac Pro, do të arrijnë edhe modelet e reja të monitorit Retina. Apple Pro Display XDR me diagonale prej 32” fillon me një çmim prej 4.999 dollarëve. Në të ofrohet rezolucioni 6K prej 6016x3384 pikseleve në një panel 10-bitësh në rangun e 1.073 nuancave të ngjyrave, në përputhje me standardin DCI-P3. Apple Mac Pro me specifikimet e vitit 2019 do të prodhohet në Texas, SHBA.