Tech

Mbështetja e Trump për monedhat “meme” prish atmosferën në industrinë e kriptovalutave

Donald Trump

Foto: Associated Press

Mirëbesimi i Donald Trumpit ndaj industrisë së kriptovalutave ka marrë një goditje pasi Trump dhe gruaja e tij kanë krijuar monedhat e tyre “meme” – një lëvizje që kritikët thonë duket “si mënyrë jo e mirë e të bërit para”, duke minuar përpjekjet për t’i legjitimuar asetet digjitale, shkruan agjencia "AP".

Industria, e cila kishte konsideruar jo të drejtë trajtimin nga administrata e Joe Bidenit dhe kishte shpenzuar shumë për ta ndihmuar Donald Trumpin të rikthehet në pushtet, mirëpret ndihmën e presidentit të ri për të bërë kripton një pjesë më të madhe të sistemit kryesor financiarë. Trumpi ka premtuar ligje më të lehta për industrinë dhe ka zgjedhur zyrtarë mbështetës të industrisë në pozicionet kyçe të qeverisë. 

Çmimi i Bitcoin dhe i disa aseteve tjera digjitale u rrit shumë që nga fitorja e Trumpit. Një ballo luksoze e industrisë së kriptos ishte organizuar para inaugurimit të Trumpit dhe ka shitur bileta për mijëra dollarë dhe aty performoi edhe reperi Snoop Dogg. 

Por derisa festa po zhvillohej, Trumpi njoftoi në mediat sociale se kishte krijuar monedhën digjitale të veten. Kjo lëvizje nuk u prit mirë në komunitetin e monedhave digjitale.

“Isha shumë i befasuar kur e pashë” ka thënë Tom Schmidt, një partner i kompanisë së kapitaleve digjitale Dagonfly. “Mu duk shumë e lirë dhe mashtruese”. 

Disa fansa të monedhave digjitale janë tallur në mediat sociale duke thënë se ju mungon Gary Gensler, ish-shefi i Komisionit për Transferime dhe Sigurime i cili kishe kundërshtime ndaj industrisë. 
Monedha “meme” janë pjesa më pak e rregulluar e universit të kriptovalutave. Ato fillojnë si shaka pa vlerë reale,  por mund të rriten në vlerë mjaftueshëm nëse njerëzit i blejnë ato. Monedha “meme” më e famshme është “Dogecoin”, maskota e së cilës është një qen. Disa mashtrues kanë provuar të rrisin vlerat e disa monedhave “meme” për të vendosur në kurth investitorët pa provojë. 

Disa entuziastë të industrisë kanë mirëpritur monedhën e Trumpit, dhe kanë rritur vlerën e monedhës në 70 dollarë. Por vlera e kësaj monedhe ka rënë të dielën pasi edhe zonja e parë ka njoftuar për krijimin e monedhës “meme” të personalizuar, e cila  pati një rritje në fillim dhe ra më vonë. Në mëngjesin e të martës, monedha e Trumpit kishte vlerën 45 dollarë, kurse e zonjës së parë ishte 4 dollarë. 

Trumpi ka emëruar të martën, Mark Uyeda si komisioner i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Këmbimit. Ai menjëherë ka njoftuar për krijimin e një task-force të re për një “rrugë rregullatore të arsyeshme”. Trump ka premtuar të krijojë një rezervë shtetërore të monedhave digjitale dhe të krijojë rregulla për të bërë më të lehtë për kompanitë e kriptovalutave për të hyrë më lehtë në tregun financiarë.

Por lidhja e tij me monedhat “meme” ka shqetësuar fansat e monedhave digjitale pasi kjo do të ndikojë në ndërmarrjen e reformave. 

“Tani, në prag të marrjes së disa lehtësirave në rregulloret e monedhave digjitale në këtë vend, gjëja kryesore që njerëzit po mendojnë për është ‘është vetëm një kazino për monedhat ‘meme’’ , ka deklaruar Nic Carter, partner në kompaninë e investimeve monedhave digjitale Castle Island Vetures. “E bën të kundërtën e legjitimimit, na bën të dukemi jo seriozë”. 

Shitja e monedhës “meme” të Trumpit ishte organizuar nga CIC Digital, një degë e Organizatës së Trump. Në promovimin e monedhës, Trumpi ju tha mbështetësve “bëni qejf!”. Uebfaqja e shitjes së monedhave ka thënë se monedhat janë për të shprehur mbështetje dhe jo një mundësi investimi. Uebfaqja e monedhës ka shtuar se ata kanë krijuar 200 milionë monedha Trump dhe me plan të krijojë edhe 1 miliard tjera në tre vjetët e ardhshme. 

Biznesi familjar i Trumpit kohët e fundit ka publikuar një marrëveshje etike që ndalon Trumpin të bëjë vendime “ditore” derisa ai është president dhe ka limituar informatat financiare për biznesin.