Tech

Marrëveshja e Microsoftit me Emiratet e Bashkuara Arabe mund ta transferojë teknologjinë e AI-së jashtë vendit

Foto: REUTERS / Mike Blake

Presidenti i Microsoftit, Brad Smith, ka thënë se marrëveshja midis kësaj kompanie të teknologjisë me firmën inteligjencës artificiale G42 të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe mund ta bëjë transferimin e çipave dhe mjeteve të sofistikuara jashtë vendit. 

Për këtë lëvizje, një kongresmen i lartë republikan ka paralajmëruar se mund të ketë implikim të sigurisë kombëtare. 

Smithi ka thënë për Reuters se marrëveshja mund të përparojë në një fazë të dytë që përfshin eksportin e komponentëve thelbësorë të teknologjisë së AI-së.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sistemet e AI-së mund të paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare, për shembull duke e bërë më të lehtë inxhinierimin e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore.

Drejtuesit e Microsoftit thanë se marrëveshja ka masa mbrojtëse për të mbrojtur teknologjinë dhe për të parandaluar përdorimin e saj nga entitetet kineze.

Departamenti i Tregtisë tashmë kërkon njoftime dhe, në disa rajone, licenca eksporti për të dërguar çipa të AI-së jashtë vendit.

Drejtuesit e Microsoftit thanë se kompania mirëpret një debat mbi një kornizë të re ligjore që rregullon transferimin e teknologjisë së AI-së dhe se marrëveshja me G42-tën kërkon që firma e Emirateve të Bashkuara Arabe të jetë në përputhje me rregulloret e SHBA-së.

"Në thelb, ajo në të cilën jemi fokusuar është të përpiqemi të sigurojmë që teknologjia amerikane të mund të lëvizë nëpër botë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Smith.