Ministri malazias i Drejtësisë, Bojan Bozoviq, ka urdhëruar ekstradimin e bashkëthemeluesit të valutës “TerraUSD”, Do Kwon, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar Ministria të premten. Do Kwon kërkohet gjithashtu edhe nga Koreja e Jugut, shkruan Reuters.
Shtetas i Koresë së Jugut, Kwon është ish-shef i platformës “Terraform Labs” me bazë në Korenë e Jugut që qëndroi pas “TerraUSD” e cila ishte përdorur si valutë “stabile” në vend të dollarit brenda platformës së vet, për të parandaluar luhatjet drastike në çmime. Rreth 40 miliardë dollarë në vlerë të tregut ishin zhdukur papritmas nga mbajtësit e “TerraUSD-së” në maj të vitit 2022.
Ai u arrestua në mars të vitit 2023 teksa po përpiqej të largohej nga Mali i Zi.
Më herët u refuzua dy herë ekstradimi i Kwonit, një herë në Kore të Jugut e një herë në SHBA.
Por së fundmi Gjykata e Lartë e Malit të Zi përcaktoi se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ekstradimin e Kwonit. Ministria e Drejtësisë vendosi se shumica e kritereve ligjore favorizonin SHBA-në. Ministri Bozoviq nënshkroi dekretin për ta ekstraduar Kwonin në SHBA dhe jo në Kore të Jugut.
Kwoni ka mohuar akuzat.