Tech

Loja "Gears 5" do të jetë në dispozicion nga 10 shtatori

Loja "Gear 5" do të jetë në dispozicion për konzolën e Microsoftit Xbox One dhe për PC nga 10 shtatori.

Ky informacion u konfirmua në konferencën për media Xbox E3, ndërsa loja "Gear 5" u paralajmërua vitin e kaluar. Karakteri kryesor është Kait Diaz, e cila së pari u shfaq në lojën "Gears of War 4".

Image

Loja është zhvilluar nga studioja The Coalition nga Vancouveri, dhe do ta përfshijë një mod të ri të quajtur "Escape", në të cilin ekipi i lojtarëve duhet ta vendosë bombën dhe të ikë, shkruan KOHA Ditore.

Lojtarët që e blejnë lojën ose e luajnë atë përmes anëtarësimit Xbox Game Pass deri më 16 shtator, do të kenë qasje gjithashtu edhe në Terminator Dark Fate Character Pack.