Pas shumë thashethemeve e rrjedhje informatash, Xiaomi Mi Mix 3 është lansuar zyrtarisht.
Pajisja vjen me një panel nga magneti i cili kur lëvizet, zbulon dy kamera për selfie ndërsa nga pas po ashtu ka 2 kamera të tjera, transmeton koha.net.
Xiaomi Mi Mix 3 ka ekranin 6.4 inç AMOLED Full HD+, në pjesën e pasme ka 2 kamera, njërën 24MP + tjetrën 2MP ndërsa nga pas dy të tjera, njërën 12 MP plus tjetrën 12 MP po ashtu.
Xiaomi Mi Mix 3 vjen me çip Snapdragon 845 si dhe me 6GB, 8GB apo 10GB RAM për t’u zgjedhur e 128GB apo 256GB hapësirë në memorie.
Mi Mix 3 ofron një version i cili mbështet rrjetin më të ri 5G, por i cili do të lansohet në fillim të 2019-ës.
Ky telefon ofrohet në tre ngjyra të ndryshme: gjelbër, kaltër e të zezë, transmeton koha.net.
Çmimi për 6/128GB ka një çmim fillestar prej 420 euro, 8/128GB për 450 euro, e ai me 8/256GB për 505 euro.
Varianti më i shtrenjtë sigurisht është ai me 10GB RAM i cili thirret “Forbidden City” e ka çmimin fillestar prej 630 euro.
{gallery}