Tech

Krijuesit do të jenë në gjendje t’i kufizojnë videot vetëm për të rriturit në TikTok

Krijuesit e TikTokut që prodhojnë përmbajtje për të rritur do të marrin së shpejti më shumë mundësi për të kufizuar audiencën e tyre.

Krijuesit do të kenë mundësinë t’i parandalojnë përdoruesit nën moshën 18 vjeç që të shohin videot e tyre në TikTok nëse ata mendojnë se përmbajtja është e përshtatshme vetëm për shikuesit më të vjetër, dhe kjo përfshin përmbajtje seksuale që nuk shkel rregullat e TikTokut, por është në kufi.

TikTok njoftoi në tetor se krijuesit do të marrin veçori të reja gjatë kohës sa janë ‘live’, në lidhje me kufizimet e moshës, në mënyrë që të mund të bllokojnë të miturit dhe t'i pengojnë ata të shikojnë përmbajtje të papërshtatshme. Megjithatë, kufizimet tani po shtrihen edhe në videon standarde dhe do të jenë të disponueshme për përdoruesit në mbarë botën në javët e ardhshme.

“Për të qenë të qartë, rregullat tona zbatohen plotësisht për krijuesit që përdorin këtë veçori dhe ne do të heqim përmbajtjen që lidhet me lakuriqësinë, si dhe përmbajtjen që shkel rregullat e tjera të komunitetit tonë”, ka thënë TikTok.

Disa video si “lakuriqësia e imponuar” dhe përmbajtja sensuale nuk do të lejohen. Krijuesit mund t'i postojnë ato, por TikToku do t’i bllokojë për audiencën nën 18 vjeç. Kjo parandaloi që më shumë se një milion video seksuale të arrinin te të miturit në 30 ditët e fundit.

Algoritmi i rekomandimeve të TikTokut u shërben përdoruesve përmbajtje të ndryshme në vazhdimësi dhe ato shpesh nuk kanë lidhje të përbashkët. Kjo do të thotë që një fotografi e një fëmije duke luajtur Minecraft mund të pasohet nga një fotografi e një personi të famshëm në pushime. Mundësia e kufizimit të audiencës së mitur për krijuesit për të kontrolluar shtrirjen e tyre mund të zgjidhë disa nga problemet e shfaqjes së videove të papërshtatshme për shikuesit më të rinj, ndërkohë që ofron ende përmbajtje të lejueshme që është kufitare ose vetëm për të rriturit.

Platforma të tjera si Instagrami gjithashtu kufizojnë qasjen në përmbajtje të ndjeshme. Kompania përditësoi rregullat në qershor për t'i lejuar përdoruesit të rregullojnë llojet e rekomandimeve që dëshirojnë t’i lejojnë, me opsione që variojnë nga strikte në plotësisht fleksibël. Krijuesit dhe profilet profesionale mund të caktojnë një moshë minimale për shikimin e përmbajtjes së tyre.