Kremlini ua ka konfirmuar gazetarëve se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të krijojë një llogari në TikTok.
Pyetja u ngrit pasi politikani italian me ndikim, Silvio Berlusconi bëri debutimin e tij në platformën e videove të shkurtra, raportoi Sky News të premten.
Ish-kryeministri 85-vjeçar iu bashkua një përpjekjeje për të tërhequr votuesit e rinj në zgjedhjet kombëtare të këtij muaji.
Por një veprim të ngjashëm nuk pritet ta bëjë edhe Putini.